Shoqata e dollogozhdarëve të Zvicrës, ndau dhurata për nxënësit e Dollogozhdës

Ashtu si çdo vitë SHOQATA E DOLLOGOZHDAREVE NE ZVICER , sot i lumturoi 233 nxënësit e SHF “Nuri Mazari”-Dollogozhdë me dhurata me rastin e fundvitit.Kjo shoqatë , është histori në vete meqense është prezente dhe aktive në çdo aksion që është në të mirën e Dollogozhdës..Shoqata e Dollogozhdarëve është themeluar në vitin 1989 ndërsa e regjistruar në regjistrin shtetëror të Zvicrës figuron që nga viti 1991 dhe prej atëherë ka qënë në ballë të nevojave dhe aktiviteteve që i shtronte koha sidomos në kohën e luftrave të shqiptarëve për liri. Gjithashtu Shoqata e Dollogozhdarëve të Zvicrës përvec aktiviteteve të shumta në funksion të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës dhe traditës në tokë të huaj është orientuar edhe drejt promovimit dhe mbështetjes së arsimimit të gjeneratave të reja.Prej disa vitesh kjo organizatw ndan bursa studimi për tre student me sukses mw të dalluar nga fshati Dollogozhdë që kanë vështirësi financiare.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...