Shoqëri “COPY PASTE”

Shkruan: Hasim Memishi – Sopi

Shoqëria jonë është “copy paste” ku me një buton të shtypur don të bëhet si tjetri; ne urojmë festat me “copy paste” edhe ditëlindjen e më të dashurve apo shokëve e urojmë me “copy paste”, ne ham bukë me “copy paste” ne duam të jemi si gjithkush por assesi si vetja, neve na pengon origjinaliteti, ne edhe profilin ne fb e kemi fake sepse mendojmë se duke fshehur identitetin ne fitojmë lirinë, por duke fshehur identitetin ne humbasim vetveten, pastaj nuk e dim a jemi ai që jemi apo jemi bërë si ai që s’jemi; ne jemi shoqëri “copy paste” sepse shtëpinë e ndërtojmë si komshiu, veturën e blejmë si më i afërti, kurse garderobën e blejm me rekomandim të dikujt; shoqëria jonë vetëm gjërat e mira nuk i kopjon sepse gjërat e mira krijohen, por assesi të kopjohen, kopjet kudo në botë paraqesin shëmtirë, por si duket ne më shumë e pëlqejmë të shëmtuarën se sa të bukurën..StrugaLajm

Shoqëria jonë i dërgon mesazhin e njejt të urimit disa mijëra personave pa mos shtuar as edhe një shkronjë apo emocion nga vetja..
Ne kopjojmë emisionet, shfaqjet, lajmet, dasmat, politikën, provimin, temën e diplomës, këngën dhe gjithçka tjetër, vetëm e vetëm që të dukemi si ai që punon, pa mos punuar as edhe një sekond të vetëm.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...