Shorti “përkëdhel” shqiptarët, vetëm Struga me kundërshtar të fortë

 

Tre skuadrat shqiptare, kampione të Shqipërisë, Kosovë dhe Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Egnatia, Ballkani dhe Struga kanë njohur kundërshtarët me të cilët do të përballen në turin e parë para-eliminator të Ligës së Kampionëve.

Kështu skuadra nga Rrogozhina do të gjejë përballë Borac Banja Luka, me sfidën e parë që do të luhet në transfertë dhe të kthimit në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Ballkani i Ilir Dajës do të duhet të eliminojë modestët e Santa Colomës nga Andorra për të vijuar në turin e dytë eliminator, teksa sfida e parë do të luhet në Prishtinë.StrugaLajm

Short i komplikuar për Strugën, që do të gjejë përballë sllovakët e Slovan Bratislavës, me sfidën e parë që do të luhet në transfertë dhe të kthimit në Maqedoninë e veriut.

Skuadra tjetër shqiptare, kampionia e Malit të Zi, Deçiç Tuzi, gjeti përballë uellsianët e The New Saints

Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik./ Super Sport

In : Aktuale

Loading...
loading...