Shpërthen makina e kryetarit të Odës Ekonomike të Energjetikës në Maqedoninë e Veriut

Mbrëmë në orët e vona ka shpërthyer makina në të cilën ishte edhe kryetari i Odës Ekonomike të Energjetikës, Gjorgi Manaskov, përcjell INA.

Njoftimi është bërë nga Oda Ekonomike e Energjetikës në Maqedonisë përmes profilit të tyre në facebook. Siç bëhet e ditur makina ka shpërthyer në dalje të Shkupit në pjesë e autostradës në zonën e Vizbegit.

Nga shpërthimi nuk ka të plagosur, përpos djegies së plotë të makinës së tipit Benz S200, e cila siç thuhet u dogj plotësisht për 3 minuta. MPB pritet të jap detaje për incidentin.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...