Shpërthen profesori strugan: O të mjerë ku ka ma keq se kaq, me pa vatanin e zbrazur

Shkruar nga dr. prof. M. Musai

E keqja e popullit shqiptar dhe vanimi politik në të gjitha sferat, bashk me atë ekonomik, social dhe kultural, dalin nga politikanët e paaftë shqiptar. Populli ashtu voton dhe ashtu politikanësh ka. Prandaj emruesin e përbashkët për të keqe, të mosrealizimeve të qëllimeve tona kombëtare, duhet kërkuar te vetëvehtja. Historikish jemi mësuar të udhëhiqemi prej pishpirikëve politik. Prej politikanëve, gjysmak, prej hileqarëve, interesxhijve dhe çka jo për të keqe. Ai llom politik dem baba dem, jeton bashk me popullin shqiptar, si mikorizë dhe si simbioz e përbashkët: alga + këpurdha = likenët.

Populli është në dozën e narkozës së gënjeshtrave politike, deri tash askush nuk ka dhan përgjigje, para popullit, për krimet që kan bërë. Shteti dhe pushteti, për politikanët shqiptar është pronë private, ashtu mendojnë politikanët shqiptar, sikur ua ka pjell familja dhe prandaj vendosin të sillen sikur shtetin e kan pronë private. Sillen pa përgjegjësi, pa analiza, pa përgjigje, pa llogari, nuk burgosen, nuk vehet ligji në zbatim. Politikanët shqiptar kudo brenda natës bëhen milioner ekonomik. Kan modelin politik: gënje popullin, gënje vetëvehten dhe bashk, gënjejnë njëri tjetrin, se ashtu rritet besimi dhe bashkëpunimi profesional midis hajdutizmit, midis vedi. Populli nuk i beson intelektualit, se intelektuali është fukara ekonomik, por u beson politikanëve hajdut, kriminelëve, vrasësve, drogaxhijve dhe çka jo, për të keqe, se thuhen mos o zot ma keq se kaq. O të mjerë ku ka ma keq se kaq, me pa vatanin e zbrazur me të gjitha vlerat, pa rini, pa dituri, pa shkencë, pa zhvillim dhe pa intelektual. Populli për momentin, nuk pyet dhe nuk e çmon diturinë intelektuale, por pyet se sa hajdut është kandidati, sa servilë, sa është kriminel dhe a është tregëtar me vlera të poshtra kombëtare, ngase bashk marin meze edhe do që sillen rreth tyre.

Prandaj duke i pasur këto vese kaq negative, disa politikan dhe një pjesë e votuesve në popull, na shqiptarët nuk kemi pranim askundi dhe nuk na besojnë ata që duhet të na ndihmojnë. Por bota ka besim te disa intelektual shqiptar, që quhet besim individual dhe i pjesërishëm i shqiptarëve. Prandaj të tillë politikan të ngatërruar, i ken në funkcione në Shqipëri, në Kosovë dhe në bishtin pa vlera politik në Maqedoni. Jemi ba pupulli i gënjeshtrave pa vlerë. Nuk kemi besim askundi,as te vetëvehtja, prandaj nuk kemi të drejtë, të mburremi me askend. Nuk i respektojm sportistët, njerëzit krijues, të gjithë ata që ran me dhimbje për bashkimin kombëtar.
SHBA, NATO dhe disa shtete të Bashkësisë Europiane, na dhan mundësinë reale të haprojmë drejt Botës dhe Europës. Por ne jemi të mbyllur si në gëzhojën apo karapaksin e breshkës. Të gjithë shqiptarëve na u dha mundësi, përvlera kombëtare, më 1999 Kosovën e shkëputi prej sundimit Serb dhe më 2001 Maqedonisë iu dha shanca reale për Federalizim, me marveshtjen e Ohrit. Poashtu Shqipërisë iu dha e drejta e përkrahjeve të gjithëanshme të zhvillimeve ekonomike, politike sociale dhe kulturale,të një shteti me vlera. 
Por shqiptarët jan bërë tregëtar dhe stërshitësa të vlerave me interese kombëtar. Popullata edhe mëtutje ban sehir me vetëvehten dhe me llomin politik shqiptar, që askundi nuk ka zgjidhje politike. 
Poashtu popullata shqiptare e besimit mysliman, kurrë nuk ka bërë duha, për të gjithë ata, që na ndihmuan dhe na çliruan. Por në zemër dhe në shpirt, mbajnë popujt e çmendur me bindje fanatike islame dhe ekstreme. Kuptohet se ata urdhërat dihet ku i marin, në Kralev të Serbisë. Kurse pagohen: prej Rusisë, Serbisë, Greqisë, Katarit, Turqisë, Iranit, Irakut, Avganistanit, pra prej botës kriminale. Me të vetmin qellim që këtu edhe më tutje të fshijn lam sllavia, Rusia, Turqia, Greqia dhe të gjithë lugetërit antishqiptar. Prandaj ne e duam rrobërinë dhe askush nuk ka të drejtë të akuzon tjerë, se pagohemi mirë për vetëzhdukje. Kjo shihet më freskët në Shqipëri me Sali Berishën dhe bandën e tij dhe kapobandën drogaxhiun Edvin Ramën. Në Kosovë haptas kan dalur bandat e Hashim Thaçit, Kadri vejselit, etj. Jemi popull i paformuar. Kemi Shqipëri të hallakatur politike, poashtu politikan Kosovar, Komandanta quski të paaftë. Në Maqedoni rrotullohet bishti poitk me Ali Ahmetin, komplet i sëmurë dhe i pavler. 
Akademia e shkencave kudo është e paralizuar. Për të gjitha pavlerat, vendosin miopët politik, prandaj punët i lexojm keq përmes fjalorit dhe paaftësive të tyre. Për ta mëkambur vetëvehten ky popull, mendoj populli shqiptar, me këtë gjendje kaq të rëduar, që kemi, do të duhet shumë kohë të çlirohemi. 
Një popull pa arsim të mirëfilltë, nuk ka të ardhme të sigurt. Kur filluam të shkolloheshim, i bënim rezistencë ish Jugosllavisë. Ishim forca gjithë popullore dhe ishim forca politike që nuk mundi të na gjunjëzonte ish Jugosllavi. Ishim forca potenciale politike, në Ballkan dhe ku të dëshironim. Vlerat politike shqiptarët filluan ti tregojnë, prej 1968, 1981, 1990, 1994, 1998/99, 2001, etj. Pastaj filluamhypa dhe mashumë zbrita. 
Por gradualisht me kalimin e kohës dhe rritja e interesit vetjak dhe ati lokal, u zbeh dashuria për komb dhe për atdhe. Prandaj ju politikanët e sotëm, nuk keni të dtrejtë të drejtoheni para varreve të gjithë deshmorëve, sidomos Adem Jasharit dhe shumë tjerëve. Si të deklaroheni, para herojve, të UÇK së ?!. Kur ata që i vrat dhe u dhat plumba, tash pa fije turpi shkoni dhe përruleni dhe u vendosin lule te varri, duke i dekoruar, se nuk u pengoni. Vetëm që nuk u thoni haptas, publikisht se sa mirë që u kemi varrosur, ngase nuk na çilni problem. Pra mjerimi politik shqiptar është se të vrasin natën të qajnë dhe të vendosin lule ditën. 
Pastaj dallkaukët politik, u pasuruan me diploma të pavlera deri në Akademik, me tituj të lartë shklencor pa dije. Ashtu për vehte i krijuan fakultetet e dreqnive, të hileve dhe stërkamëzave. Ata diploma ma të mëdhaja janë për të gjithë ata që dijnë të shesin interesin kombëtar dhe të krijojnë anti vlera kombëtare, me plot ngatërresa, që shqiptarët të meren me vetëvehten dhe të mos vetëdijesohen. 
Shqiptarët, pa e pastruar mirë e mirë trurin shqiptar, për gjithëmonë do të kemi metastaza të antivlerave. Në asnjë mënyrë të mos mendojmë për zhvillim dhe bashkim kombëtarë ashtu si mendojn popujt tjerë. 
Mjerimi gjithë shqiptar nuk matet dhe nuk shkruhet, për momentin kudo …


Loading...
loading...