Shpërthim në stacionin e metrosë në Stokholm-Suedi, së paku 2 të plagosur

Policia e Stokholmit, Suedi, ka njoftuar se një 60-vjeçar dhe një grua 45-vjeçare janë plagosur gjatë një shpërthimi që ka ndodhur sot në stacionin e metrosë Varby Gard në distriktin Huddinge.

Burri thuhet se është në gjendje të rëndë në spital. Zyrtarët thanë se dyshohet se ai u plagos kur mori një objekt, me shumë gjasa nëj granatë drore, e cila i shpërtheu në duar. Gjendja e viktimës së dytë nuk dihet ende.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimin. Një pjesë e metrosë është mbyllur.

Zëdhënësi i Zjarrfikësve, Lars-Ake Stevelind tha se “dikush ka përdorur eksplozivë. Nuk dimë më shumë se kaq.”

Charlote Bergstrom, një banore e zonës, tha se apartamenti i saj ishte lëkundur nga shpërthimi. “Ishte zhurmë e fortë” tha ajo.StrugaLajm

Një shitës i zonës, Abdullah Ozmen, tha se ai dëgjoi shpërthimin dhe pastaj pa çiftin e plagosur në tokë.

“Dëgjuam shpërthimin. Kur dolëm jashtë, pamë njerëzit e shtrirë në tokë.”

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...