Shpëtim Pollozhani: Partitë maqedonase mund të caktojnë kryetarin në vendbanimet shqiptare

Shpëtim Pollozani, në Studio e hapur, ka komentuar të ashtuquajturin lsdm-izim i BDI-së, ndërhyrjen direkte të LSDM-së dhe çrregullimet zgjedhore.

“Sikur janë pika strategjike Likova dhe Struga. Me të vërtetë Zaev po tregohet më i dëmshëm për shqiptarët sesa VMRO, për arsye se ajo nuk ka ndërhyrë aq hapur në procesin zgjedhor. Tashmë partitë maqedonase për të gjitha vendbanimet shqiptare mund të vendosin se cili do të jetë kryetari. Një parti shqiptare mbledh 2 mijë vota, 10 mijë ia japin ata. Ky po instalon një praktikë jo demokratike anti-shqiptare, por besoj me se koalicionin Aleanca dhe BESa shqiptarët po e gjejnë rrugën”, tha Pollozhani.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...