Shpëtim Pollozhani: Si do të regjistrohen 400 mijë maqedonas që janë shtetas bullgar?

Veprimtari Shpëtim Pollozhani ka vazhduar me porositë e tij thumbuese lidhur me realitetin në Maqedoni.

“Derisa shqiptarët merren me plehrat dhe me drejtoritë, ndokush eshte duke ne e qepur kapelën, ( gjithnje te ngushte). Në regjistrimin e ardhshëm te popullsise (2020), si do te regjistrohen 400.000 maqedonas, te cilet kane shtetesi bullgare, sipas ligjit aktual duhet te trajtohen si jorezident, dhe te cilët punojne neper bote? A do te regjistrohen vallë edhe ata si jorezident sikurse qe u regjistruan mbi 250.000 shqiptare, te cilet edhe pse kane prona dhe i paguajne te gjitha taksat dhe tatimet ne vend, nuk munden te votojne si qytetaret e rregulltë? .”, nënvizon Pollozhani.

Sipas tij, partitë politike turren pas drejtorive ku ka lekë, dhe, askush nuk e përmend Entin Republikan të Statistikave ku gatuhet çorba qe ne duhet ta hamë dhjete vjetë, bile edhe më shumë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...