Shqipëri-Lihtenshtajn,historia flet për kuqezinjtë

Shqipëria do të presë Lihtenshtejnin në “Elbasan Arena”, ndeshje e vlefshme për fazën kualifikuese për Kupën e Botës. Me 9 pikë, kuqezinjtë mbajnë vendin e tretë në Grupin G. Duke marrë tri fitore dhe tri humbje në gjashtë ndeshje të luajtura deri tani. Kombëtarja e Panuccit, i cili do të bëjë debutimin e tij sot në drejtim të Shqipërisë, ka realizuar 7 gola deri tani, duke pësuar 8 nën total. Fitorja e vetme e marrë në shtëpi nga Sadiku me shokë ka qenë ajo kundër Maqedonisë. Gjithashtu, kjo ka qenë ndeshja e vetme ku kuqezinjtë dhe ekipi kundërshtarë kanë gjetur rrugën e golit. Ndërkohë, në ndeshjen e fundit të grupit, Shqipëria ka marrë një fitore bindëse 3-0 në fushën e Izraelit.
10 HUMBJE

Lihtenshtejn ka pësuar 10 humbje në 10 ndeshjet e fundit kualifikuese të luajtura për Botërorin dhe Europianin

2 PLUSStrugaLajm

Shqipëria ka fituar me rezultatin 2-0 dy ndeshjet e fundit të luajtura kundër Lihtenshtejn, që ka pësuar të paktën dy gola në nëntë takimet e fundit
Lihtenshtejn

Me zero pikë në gjashtë ndeshje dhe me një diferencë golash 1-24, Lihtenshtejn mban vendin e fundit në klasifikim. Në ndeshjen e fundit ka ardhur një humbje 5-0 në fushën e Italisë, që mban vendin e dytë në grup.

Përballjet direkteStrugaLajm

Shqipëria dhe Lihtenshtejn janë përballur dy herë më parë, dhe në të dy rastet kanë qenë kuqezinjtë që kanë marrë tri pikët. Të dy ato sfida janë mbyllur me rezultatin 2-0 për Shqipërinë. Një tjetër statistikë që shkon në favor të kuqezinjve është ajo që tregon se Lihtenshtejn ka humbur në pjesën e parë dhe të dytë në 9 ndeshjet e fundit të Kupës së Botës. Për më tepër, ata kanë humbur 10 takimet e fundit kualifikuese, duke pësuar të paktën 2 gola në 9 përballjet e fundit. Në fund, Lihtenshtejn nuk ka arritur të shënojë gol në 6 nga 7 ndeshjet e fundit, të vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës.

 

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...