Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB

Me një përqindje të lartë pjesëmarrësish në proces votimi, Shqipëria ka kaluar pragun e votave të nevojshme si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dokumenti i Komisionit Zgjedhor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregon konkluzionin e votimit që i jep vendin Shqipërisë në këtë Këshill për vitin 2022-2023.StrugaLajm

84 nga 115 vendet me të drejtë vote në OKB kanë marrë pjesë në votimin që caktoi Shqipërinë, Korenë, Ireland, Sri Lanka dhe Mexicën anëtare të Këshillit të sigurimit për vitin e ardhshëm, bën të ditur Komisioni.

Procesi që u njoftua pak ditë më parë edhe nga Ministria e Jashtme, por ka qenë prej disa kohësh objekt lobimi i politikës së jashtme të Shqipërisë, e bën vendin për herë të parë aktore të një një tryeze që shqyrton çështje emergjente konfliktesh ose të një procedure rekomanduese për shtete që i drejtohen kësaj strukture.StrugaLajm

Raportimi në Këshillin e Sigurimit është një procedurë që përfshin aktualisht edhe Kosovën që nga rezoluta 1344 e pas krizës me Serbinë dhe mbrojtjes që mori nga Nato.

Vetë Shqipëria është kandidaturë e dalë nga vendet e Europës Lindore, gjeografi kjo që përfaqësohet aktualisht nga Estonia në Këshillin e Sigurimit që do të duhet të lërë më 1 janar për t’Ia kaluar Shqipërisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...