Shqipëria e fiton Gjeorgjinë

Kombëtarja shqiptare ka reaguar pas humbjes ndaj Republikës Çeke në Pragë dy ditë më parë. Kuqezinjtë kanë marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën e Gjeorgjisë. Sfida e zhvilluar në Tbilisi, përfundoi 0-1 në favor të Shqipërisë.

Një pjesë e parë mjaft e mirë për Kombëtaren tonë, me sinjalet pozitive që erdhën në disa raste me Indrit Tucin. Megjithatë, fraksioni i parë i kësaj ndeshje përfundoi pa gola.

Me nisjen e pjesës së dytë, Kombëtarja kuqezi u bë më kërkuese duke gjetur golin. Në minutën e 48-të, pas një aksioni model nga Nedim Bajrami, Indrit Tuci dhe Kristjan Asllani, ishte ky i fundit që i dha goditjen “finale” topit, duke e dërguar në fundin e rrjetës së portës së mbrojtur nga Mamardashvili.

Pas këtij goli të shënuar, Shqipëria u tërhoq disi duke u mbrojtur mjaft mirë dhe duke mbyllur çdo hapësirë.  Me këtë fitore, kuqezinjtë mbeten në vendin e 3-të, por në kuotën e 6 pikëve, aq sa Gjeorgjia dhe Çekia, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.

Gjeorgji 0 – 1 Shqipëri (Asllani 48′)

Nations League: Raundi 4
Stadiumi: “Mikheil Meskhi”
Arbitër: Danny MakkelieStrugaLajm

FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Asani, Laçi, Bajrami, Tuci. Trajner: Sylvinho.

GJEORGJIA: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lochoshvili, Kiteishvili, Davitashvili, Mikautadze, Chakvetadze, Kvaratskhelia, Zivizvadze. Trajner: Willy Sagnol.

LIVE:
48′ GOOOOOOL SHQIPËRIA! Shënon Kristjan Asllani.

14′ Shqipëria pranë golit, Indrit Tuci ndalet nga portieri Mamardashvili.

11′ Gjeorgjia rrezikon me Davitashvili, reagon mirë Strakosha.

1′ Starton sfida në Tbilisi, Shqipëria vetëm për fitore ndaj Gjeorgjisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...