Shqipëria lëshon në përdorim autostradën e re -lehtësohet trafiku drejt Rinasit

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët pasi edhe 4 ditë kane ngelur nga hapja e autostradës më të re Thumanë-Kashar.

Autostrada e re Thumanë-Kashar, me shpejtësi të lejuar deri në 140 km/h, përfundon me 30 qershor 2024 dhe pritet të lehtësoj ndjeshëm trafikun për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi.StrugaLajm

Inspektimi i fundit në Thumanë-Kashar. Të dielën, datë 30 qershor, ora 19:00, ky aks do të hapet për qarkullimin e automjeteve. Po punohet për detajet e fundit për të qenë plotësisht i përfunduar, me të gjithë elementët e sigurisë dhe sinjalistikës. Thumanë-Kashar është një ndër akset më të rëndësishëm të Korridorit Blu, e që do të pasohet me ndërtimin e segmenteve të tjera që janë pjesë e kësaj vepre“, shkruan Balluku.

Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë-euro.

In : Aktuale

Loading...
loading...