Shqipëria, vendi ku babai shet heshtjen për vrasjen e djalit, hoxha është biznesmen dhe prifti avokat i qeverisë

Nga Endri Shabani

Shoqeri pa engjej, dhe pa shenjtore

Diktatura komuniste pervecse i thau stomakun shqiptareve, iu demtoi besimin dhe vlerat morale.

Morali vendosej nga partia, e cila ishte burimi i arsyes se popullit. Dhe partia kishte vendosur qe besimi fetar denohej me ligj, ndersa familja dhe miqte duhet te spiunoheshin nese flisnin kunder partise.

Ne nje shoqeri te tille, synohej qe individi te ishte krejt i vetem dhe komplet i zhveshur perballe grushtit te partise.

E megjithate, edhe ne ate kohe, kishte njerez qe rezistuan, por nuk arriten te bashkoheshin deri ne piken qe te sillnin nje ndryshim.

Nga ana tjeter, tranzicioni i ekonomise se tregut i gjeti shqiptaret te etur per pasuri dhe prone, te cilat iu ishin mohuar per 50 vjet.

E filluan shqiptaret te vriten me vellezer e mora per prona, per shtepi e katandi. Dhe filluam t’iu veme cmim vlerave qe deri dje nuk shiteshin ne treg.

Sot kemi mberritur ne nje pike, ku trafikanti i droges eshte ngjitur ne maje te hierarkise sociale, ndersa intelektuali, i ndershmi dhe punetori eshte lene te mbijetoje i perbuzur dhe i harruar.

Akoma me keq, vlerat morale shihen si justifikim per paaftesine dhe dobesine. Jetojme ne nje shoqeri ku te gjithe jane te akuzuar, e prezumuar si te korruptuar e te korruptueshem.

Kemi mberritur ne nje pike ku edhe hoxha eshte bere biznesmen, e milioner; ndersa prifti, eshte bere avokat i qeverise, qe e dergon te kurohet jashte me avion privat.StrugaLajm

Akoma me keq, besimtaret nuk gjejne force te ndjekin besimin e tyre, dhe te ndahen nga devijimet e predikuesve fetar.

Sot kemi mberritur ne nje pike ku mamaja per nje vend pune harron dhunimin e femijes, dhe ku babai shet heshtjen perballe vrasesit te djalit.

Akoma me keq, kemi mberritur ne piken ku kjo gje nuk na ben me pershtypje, sepse nuk besojme qe ne kete bote ka engjej apo shenjtor, por vetem njerez te shitur, apo te shitshem.

A ka perjashtime? Sigurisht qe po.

Prandaj, kushdo qe e ndjen veten nje perjashtim nga rregulli, apo e gjen veten te perjashtuar nga ky realitet, duhet te luaj nje rol me aktiv ne rimekembjen morale te shoqerise.

Jetojme ne nje kohe kur edhe te jetosh me dinjitet eshte akt rezistence.

Kemi mberritur ne nje pike te historise sone ku na duhet nje rizgjim kombetar, te ngjashem me perpjekjen e intelektualeve tane ne fund te shekullit 19.

Nese ata arriten ta bejne atehere me kandila dhe nen kercenimin e pushkes dhe litarit, ne mund te bejme shume me teper sot.

In : Aktuale

Loading...
loading...