SHQIPET E GURMBETIT-Përparim Istrefi

Ripostim.
SHQIPET E GURMBETIT!
-O Shqipet e Gurmbetit, te copetuara 100 copesh,te derdhura ne te kater anet e botes,te humbura e te tretura matane Bosforit,rrugeve te Cirihut,Wienes,e Shtutgartit,atje ku emrin nuk e keni Sabri, Nashir apo Bardhyl,por Arnavud e Auslander.atje ku ste sheh syri tjeter veçse varre, varre, varre e ftohtësi E mbi to gurë memec plot me epitafe. Atje ku syri njeh vetem shiun dhe lotin, ku malli lindë dhe gëzimi vdes, atje ku ndjehesh me i vetmuari dhe me i humburi i botes,atje ku harron ditët e javës, muajt,vitet, atje ku më shumë se çdo gjë tjetër në ketë botë ,mbi kokë te rendon termi ,, I huaj….’’
-I lidha syte qe te mos shikoj kthimin tuaj, qe te mos shikoj mykun e mjegulles se terbimit,ju percollem si lisa te gjate e po na ktheheni ne arkivole.-,,O njerez,mos qani per Sabriun,sepse ai ka shkuar Deshmor,mos i fshini kujtimet per te,sepse kujtimet e tij lene gjurme si hiri mbi prush,,ishin fjalet e Imamit te fshatit i cili kishte mjaft pervoje ne kete drejtim,kurse te gjithe njerezit kishin ulur kokat dhe nuk mund te shikonin ne sy njeri tjetrin,sikur ata ishin fajtor per vdekjen e tij!
-Hapa hijen e nates mbi pasionin tim,si nje perde e zeze pa anë e pa fund,e dora ime dridhej por nuk ndalej së shkruari.Guri i zi mbi varrin e Sabriut,spo më linte të luaj pak më tutje.Gjurmët e shpirtit të tij i shikoja në sytë e motrave,që po vajtonin Shqipet e Gurmbetit.Emurlani mjekërrbardh,përsëri po gjëmon,sikur nuk ka ndodhur asgjë,po rrënkon edhe një pemë plakë pa gjethe,sepse kanë parë shumë kortezhe mortash,karvane njerëzish,që spo na ndahen neve shqiptareve,po na shtohen yjet ne qiellin e varur mbi liqenin tonë.dhe nënave shami zeza ju trazohen plagët që akoma nuk u jane mbyllur.
-Deri kur kështu?!Deri kur sytë do na shohin nga perëndimi,deri kur djepat tanë do të bredhin rrugëve të Evropës?!Pyetje që smund ti përgjigjen edhe poetet më të mëdhenj!

(Për nder të gjithë gurbetqarëve- dëshmor që u kthyen në atdhe me arkivol.)
PERPARIM ISTREFI
VELESHTE STRUGEStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...