Shqipja do e përcaktojë fatin e qeverisë së Zoran Zaevit

Lideri i LR-PDSH, Ziadin Sela ka paralajmëruar se nëse në muajt e parë të qeverisjes nuk do të miratohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, atëherë kjo parti sipas gjitha gjasave do të prish koalicionin.

Sela ka bërë të qartë se marrëveshja parasheh që të ketë zgjidhje të avancuar të gjuhës shqipe dhe se përdorimi i saj do të jetë në rrafsh më të përgjithshëm institucional dhe në nivel të vendit. Ai theksoi se tashmë është hartuar draft –ligji që rregullon këtë çështje dhe është temë debati e grupeve të partive politike të koalicionit. Ndërkohë, edhe BDI ka paralajmëruar braktisjen e koalicionit. Një zyrtar i saj këtyre ditëve theksoi për gazetën Koha se nëse nuk kalon ligji për gjuhën në afat të shpejt, atëherë do të ketë mocion votëbesimi për qeverinë e re.

In : Aktuale

Loading...
loading...