Shqiponja e harruar e Strugës (Retro)

Për nderë të struganëve të rënë në Luftën e Petrinjës në përballje me ushtritë serbe në vitin 1913 në qytetin e Strugës nga nënprefektura e atëhershme në qendër të qytetit u vendosë lapidari I shqiponjës.Vendosja e këtij simboli të shqiptarëve u bë me një manifestim të madhë të paparë më herët në shtator të 1943 me rastin e tridhjetë vjetorit të kësaj beteje të pabarabartë ku për ditë të tëra cetat strugane mbajtën të bllokuar ushtritë serbe në Petrinjë një lokalitet ndërmjet Ohrit dhe Resnjës.Sejdin Lloga ish I burgosur politik I vitiit 1967 tashmë në moshën tetëdhjetëvjecare me një kujtesë të admirueshme na tregon për vendosjen dhe heqjen e lapidarit të shqiponjës .Sejdini tregon se në vitin 1943 kur u vendos lapidari I shqiponjës në qendër të Strugës ai ishte nxënës në shkollën fillore të qytetit të Strugës dhe bashkë me shokët e klasës së tij kënduan himnin e flamurit në këtë ceromoni.Në fillim u ndërtua bazamenti I lapidarit ndërsa shqiponja ishte konstruktuar në Tiranë dhe në Strugë e sollën ditën e përurimit thotë ai.Inagurimi i shqiponjës ishte një nga ngjarjet që bëri shumë bujë atëher në Strugë potencon Lloga për gazetën “Koha”Në këtë manifestim morën pjesë një numër I madh I qytetarëve të Strugës si dhe të ftuar nga Pogradeci dhe Tirana që në atë kohë ishte kryeqendër administrative edhe për qytrtin e tonë.Vendosja e simbolit të shqiponjës u pritë mirë nga qytetarët e Strugës të cilët gjatë atyre viteve filluan të kenë një llulzim në drejtim të zgjimit të ndjenjës kombëtare pas disa dekadave të një politike shtypëse dhe asimiluese të regjimit serb të asaj kohe.Ne ishim gjenerata e parë që filluam të mësojmë në gjuhën shqipe dhe gradualisht Struga po I rikthehej identitetit të saj të nëpërkëmbur nga pushtuesit. ”thekson ai.Për Llogën ndërtimi I lapidarit të shqiponjës në atë kohë pati një rëndësi të vecantë sepse me të filluan të identifikohen shumica e struganëve dhe për ato vite sa qendroi në qendër të qytetit lapidari u rikthye në vend peligrinazhi për struganët dhe për qytetarët e vendeve të tjera që vizitonin Strugën në ato vite.

Heqja e Shqiponjës
Një emocion të papërshkrueshëm tregon Sejdin Lloga ai dhe shumë qytetar shqiptar të Strugës përjetuan gjatë vitit 1946 kur gjatë një nate shqiponja u hoq nga bazamenti dhe u hodh në lumin Drini I Zi. Kjo ngjarje thotë Lloga bëri përshtypje të madhe në ato kohë kur propaganohej me të madhe vllazërim bashkimi .Gjithashtu pati shumë diskutime edhe për faktin se gjatë atyre viteve Shqipëria dhe Jugosllavia kishin mardhënie të mira politike dhe ekonomike.”Padyshim një nga momentet më të vështira në atë kohë ka qenë heqja e shqiponjës nga bazamenti dhe hedhja e saj në lumin Drini I zi.Unë si shumë nxënës të asaj kohe që kishim marr pjesë në vendosjen e saj, heqjen e shqiponjës e përjetuam në një mënyrë shumë emocionale.Ne duke qenë se për ditë për të shkuar në shkollë kalonim në qendër të qytetit sa pamë se të vendi I lapidarit shqiponja nuk ishte reaguam te mësuesit tanë të cilët na premtuan se do të interesohen për këtë rastë.Duke qenë se edhe pas këtij reagimi tonit asgjë nuk ndryshoi .Ne si nxënës me atë pafajsinë tonë diskutonim se duhet të futemi në Drinin e Zi për ta marr shqiponjën dhe për ta vendosur sërish atje ku e kishte vendin.Por na informuan se ishin organet e punëve të brendshme ato që e kishin hequr dhe marr shqiponjën .Pas këtij momenti ne e morëm vesh se heqja e shqiponjës nga lapidari nuk është bërë nga persona të cfardoshëm por nga shteti dhe organet e tija të brendshme”thekson Lloga.

Në strugë vazhdon misteri për Shqiponjën
Edhe në ditët e tanishme në Strugë ekzistojnë një sërë variantesh se ku ka përfunduar shqiponja, por Sejdin Lloga mendon se është vertet që ky simbol u hodh në Drinin e zi nga pushtetarët komunistë të kohës.Por sipas tij gjithashtu është e vërtet edhe fakti që shqiponjën nga lumi e ka nxjerrur Isan Ago një banor I qytetit të Strugës I njohur në atë kohë për kontributin e tijë në hapjen e shkollave shqipe në Strugë si dhe një nga frymëzuesit e shumë aktiviteteve me sfondë patriotik që organizoheshin gjatë viteve dyzetë në Strugë.Sipas Llogës në momentin e parë që organet e atëhershme të sigurimit marrin informacionin se Isan Ago ka arritur të nxjerri nga lumi shqiponjën shkojnë në shtëpinë e tijë dhe ja marrin atë dhe prej atëherë nuk dihet asgjë për këtë rastë .

Lapidari i Shqiponjës në jetën e Sejdin llogës
Në jetën e tetëdhjetëenjë vjecarit Sejdin Llogës lapidari I shqiponjës në Strugë ka pasur një ndikim të madh sepse prej atëherë ai ka filluar të ketë një ndjenjë të vecantë për simbolin e kombit të tijë dhe kauzësë për së tij kombëtare.Lloga tregon se nga ajo kohë ka trashiguar edhe aftësin për të vizatuar shqiponjën dhe flamurin kombëtar dhe për këtë ka vuajtur edhe dy vjetë e gjusëm burgë sepse ai ka konceptuar nga ana vizueale flamujt shqiptarë që më 28 nëntor të 1967 u ngritën në disa fshatra të Strugës .Ai së bashku me disa nga shokët e tij si Shefit Iljazi ,Olloman Sela,Xhevat Lena ,Zudi Bakiu si dhe disa të tjerë më 28 nëntor të vitit 1967 organizojnë aksionin për ngritjen e flamurit shqiptar në disa vendbanime të Strugës ,aksion I cili pikaset nga organet e sigurimit të asaj kohe dhe pjesa më e madhe e grupit përfundojnë në bugjet e Jugosllavisës.Sejdin Lloga tanimë mendon që Lapidari i shqiponjës ky simbol I hequr në mënyrën më tinzare ka ardhur koha që sërish të rikthehet në sheshin e Strugës dhe në këtë drejtim ai pretë që të reagojnë autoritetet vendore.(Strugalajm.com) StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...