SHQIPTAR VETËDIJSOHUNI SOT

Xhevdet Nasufi

    Meta para disa ditëve kërkoi informacion për gjendjen në burgjet e Shqipërisë.Rama sot reagoi simtomatikisht po për këtë kërkesë të Presidentit.Në rrjete sociale  dhe mjete informative qarkullon informacion se po nga strukturat e burgjeve-burgosurve mundet të ndodh edhe më e keqja-vrasje e ndonjë qytetari në protestën e sotme,apo në një zhvillim të ngjajshëm politikë.

Vetëm aludimi për këtë mundësi është rrënqethës,por  reale kur i referohemi hollokaustit aktual politikë në Shqipëri,llafimit arogant,cinik,fyes dhe nënçmues të Kryeministrit.Kandileta e krizes në Shqipëri është ndezur shum më heret se tani,por ajo po kulmon sot,kur me të madhe po i fryet  zjarit edhe nga disa ndërkombëtarë, e veçmas OBSE me eksponentët e vet në Tiranë. Qeveria dhe mazhoranca gjëndjen e ka në dorë dhe askujt më parë se vetvehtes nuk mund të drejtojë gishtin e përgjegjësisë për gjithçka që mund të ndodh.Është i gabuar mendimi se “është momenti ti pastrojm tani llogarit”.  Kjo,edhe më tepër kur ndërkombëtarët, bile publikisht(çuditërisht edhe SHBA) duket se nuk kan angazhim të sforcuar si jemi mësuar ti venerojm për çtensionimi e krizave që karakterizojn Shqipërin.Ndërkombëtarët,jo si herat tjera këtë radhë duket se qëndrojn anash,por jo edhe pa tendenca animi të mazhorancës nga një pjesë.Për diçka kan të drejtë:Shqipëria dhe shqiptarët duhet të mësohen të ecin me këmbët e veta. Minimalisht,kjo e shton përgjegjësin e faktorit politikë vendor për të reflektuar në përputhshmëri me krizen. Aktualisht,  Qeveria ka zgjedhur rrugën e gasrave kimike,të shufrës së gomes dhe burgimeve që e damkosin pamëshirshëm demokracinë,por edhe vet kombin. Një paralele shqetësuese: Gjersa konflikti në vitin 2007 ishte iracional,banditesk dhe për interesa të paformësuara , për vjedhje,haos dhe përfitime grabitqare, ky tani po gatuhet ndryshe dhe mes qytetarëve për pushtetin e dy grupimeve politike,që inkludon rrezikshmëri të lart për Shqipërin dhe kombin në tërërsi.Këtë na e duan vetëm armiqët mirë të njohur.Po vall,për kë punoni ju tani?StrugaLajm

Kjo katraurë kombëtare ka vetëm një rrugëzgjidhje:Marëveshje politike për të mos agravuar kriza së pari, konsolidimin politikë e demokratikë të vëndit me akter të mirzgjedhur nga  populli në procedura dhe sipas rregullave të demokracive funkcionale që i zbaton tërë bota e civilizuar,së dyti. Përndryshe,nuk mundet të mbulohet kriza me hirin e zjarit e të vazhdohet me zhvillime dhe akter të njejt të cilët e ushqejn ate.

In : Aktuale

Loading...
loading...