Shqiptarët bëjnë më shumë orë pune në Europë!

Shqiptarët punojnë rreth 2 230 orë në një vit, më shumë se të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe shumë më lartë se mesatarja e orëve të vendeve të OECD-së

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka publikuar statistikat e reja mbi Tregun e Punës, në të cilën ka përllogaritur orët në punë sipas shteteve. Mesatarja e orëve vjetore të punës të vendeve të OECD-së është 1 765 orë.

Numrin më të ulët të orëve të punës në vit e ka Gjermania. Gjermanët punojnë vetëm 1 371 orë dhe ndiqen nga holandezët, të cilët punojnë 1 419. Më pak orë punojnë dhe norvegjezët me 1 424, francezët 1 482 orë, zviceranët 1 590 orë. Por këto janë dhe shtetet me produktivitetin më të lartë në BE, pasi vijojnë të kenë të ardhura më lart mesatares së Bashkimit Evropian.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, shqiptarët punojnë rreth 2 230 orë në vit. Pas shqiptarëve, populli “më punëtor” në Evropë duket se janë grekët, të cilat sipas të dhënave të përpunuara nga OECD punojnë rreth 2 042 orë në vit.StrugaLajm

Në botë, shqiptarët rezultojnë të punojnë me kohëzgjatje të ngjashme me meksikanët, koreanët, kostarikanët.Të dhënat e mëparshme nga Komisioni Evropian kanë treguar se edhe shtetet e tjera të Ballkanit punojnë me orë të zgjatura, ndërsa rekordin në Evropë e mban Turqia, me gati 2 500 orë në vit.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...