Shqiptarët e korruptuar dhe pazaret me fqinjët

Një shqiptari me arsim të lartë nuk i bie ndër mend që të bëhet komisar policie. Po qe se më e pakta ai nuk bëhet president, preferon më shumë të komplotojë kundër qeverisë në fuqi, ose përpiqet të bëhet “mik” apo “anëtar partie” i këtij apo atij ministri. Edhe pse i pajisur me një dyshim jashtëzakonisht të mprehtë kundër të huajve, intelektuali shqiptar ka aftësinë që po me këta të huaj të bëjë pazare për burimet që ka vendi i vet.

Pjesa më e madhe e popullit – e prapambetur, e parë nga origjina – me prejardhje të lashtë, ndërsa e parë nga numri i popullsisë po shkon drejt tkurrjes. Shtresa e pasur është mjaft e vogël dhe për këtë e gjithëfuqishme, e përfshirë në sherre, këto gjithmonë mes çifligarëve të mëdhenj. Shtresa e borgjezisë në qytete është akoma në zhvillim, frikacake, e paarmatosur, gjithnjë me dëshirën të braktisë vendin dhe në fatet e Shqipërisë gjysmë e interesuar.

Ndërsa një pjesë e vogël e gjysmë të shkolluarve është e korruptuar, shikon se si të pasurohet për vete duke bërë pazare me fqinjët për interesa të veta dhe duke tjerrë intriga – nga teka, ambicia, dhe lakmia. Më në fund – ata që janë vërtet të shkolluar këtu nuk i dëgjon askush.StrugaLajm

(Joseph Roth, “Fjala dhe koburja” – Udhëtim nëpër Shqipëri, 1927)

In : Aktuale

Loading...
loading...