Shqiptarët e provokojnë yllin 16-vjeçar të Spanjës: T’i bëjmë ne detyrat e shkollës, vetëm mos na bëj gol…

Dy ditë para ndeshjes me Spanjën ku Shqipërisë i duhen tre pikët për të vijuar ëndrrën në Euro 2024, kanë vërshuar memet në rrjetet sociale.

Misioni duket i vështirë, por jo i pamundur për faktin se tashmë iberikasit e kanë siguruar kualifikimin për në 1/8-tat dhe ndaj kuqezinjve do të zbresin në fushë me linjat e dyta.

Në disa meme të ndara në rrjetet sociale, tifozët shqiptarë u kanë shkruar yjeve të Spanjës që të ‘tolerojnë’ Shqipërinë që ajo mund të kualifikohet.StrugaLajm

Madje, njëri prej tyre i ka shkruar kampionit 16-vjeçar Lamine Yamal.

Të lutem mos shëno kundër Shqipërisë, do të të ndihmoj me detyrat, faleminderit”, i shkruan ai yllit të Spanjës.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...