Shqiptarët fshehin kokainën me vlerë 20 mijë Euro në pyll, por ua “pi” derri i egër

Një derr i egër ka shkatërruar thuajse 20 mijë euro kokainë që ishte fshehur në pyll nga një italian dhe tre shqiptarë.

Policia e cila ishte duke i përgjuar tre personat ka dëgjuar që po ankoheshin të tërbuar se kishin humbur lëndën narkotike pasi paketimi që kishin përdorur nuk kishte mjaftuar për ta mbrojtur atë nga derri.

Sipas autoriteteve italiane, katër personat kishin një rrjet shpërndarje droge në Areco dhe Siena. Trafikantët përdornin emra të koduar për drogën, duke e quajtur “aperitiv”, “prosecco”, “verë” dhe “kafe”.StrugaLajm

Sipas mediave italiane, ata kishin thuajse një vit që vepronin në atë zonë dhe shisnin kokainë për rreth 100 euro grami. Dy prej tyre janë dërguar në burg, ndërsa dy të tjerët në arrest shtëpie. Sipas “Il Tirreno”, hetimet nisën pasi një 21-vjeçar shqiptar u gjet i vrarë në maj të vitit të kaluar.StrugaLajm

Ndërkohë nuk ka asnjë raportim se çfarë ka ndodhur me derrin e egër. Miliona kafshë të tilla mendohet se jetojnë në Itali, çka është bërë problem për fermerët të cilët i kanë bërë peticion Qeverisë për të ndërhyjë për t’i pakësuar, raporton a2.

Ata fajësohen gjithashtu për mijëra aksidente me makinë dhe prishjen e të korrave, sidomos në vreshtari.

In : Aktuale

Loading...
loading...