Aktuale
Shqiptarët po e humbin besimin te Zoran Zaevi
Pa zgjedhjen e drejtë të çështjes shqiptare Maqedonia kur nuk do të jetë e qetë, thotë në një prononcim për Zhurnal, analisti Selim Iljazi.
“Pa zgjedhjen e drejt të çështjes shqiptare, Maqedonia asnjëherë nuk do të jetë e qetë. Për këtë qëllim duhet që shqiptarët krahës partive në pushtet të kenë edhe një opozitë të fuqishme”, thotë ai.
Duke folur për mbështetjen që shqiptarët i dhanë kryeministrit aktual, Zoran Zaev në saje të premtimeve të tij për t’u dhënë fund disa padrejtësive që u janë bërë shqiptarëve me vite të tëra, ai thekson se besimi i shqiptarëve të Zaevi ka nis të humb.
“Zaevi nuk do të dëshironte që ta humb besimin te shqiptarët, por realisht vetëm se ka nis të humb atë”, thekson Iljazi.