Shqiptarët Strugën,maqedonasit Ohrin

Me fillimin e pranverës edhe sivjet Struga rezulton një destinacion i preferuar për shetitjet dhe ekskurzionet që organizojn shkollat fillore dhe të mesme nga Maqedonia ndërkohë bien në sy edhe nxënës nga vendet e rajonit sidomos nga Shqipëria dhe Kosova .Kjo dukuri është e mirëseardhur për hotelierët dhe të punësuarit në sektorin e turizmit në Strugë të cilët pohojn se shetitjet dhe ekskurzionet e nxënsve që zgjedhin Strugën për këtë qëllim janë të mirëseardhur sepse në këtë kohë para sezonit janë të ardhura të garantura që realizojnë para sezonit të mirfilltë turistik në verë . Por ajo që bien në sy në këto ditë pranvere është fakti se në Strugë prej vitesh në pjesën dërrmuese për ekskurzione vijnë vetëm nxënës shqiptarë pohojnë hotelerët dhe pronarët e lokaleve që punojnë me këtë kategori dhe fare pak nga nacionalitete tjera dhe kjo situate pohojn ata vazhdon për vite me rradh dhe nuk është se haset vetëm sivjet . Sipas tyre nxënsit maqedonas zgjedhin Ohrin, dhe shumë pakë janë parë në rrugët e qytetit të Strugës për shetitje ndërsa nxënsit shqiptarë vijnë në Strugë por shkojn edhe në Ohër . Ndërkohë disa nxënës shqiptarë që takuam në pyetjen tonë se përse zgjedhin Strugën për ekskurzion dhe shetitje pohuan se këtu ka shumë shqiptarë dhe ndihemi shumë mirë në këtë qytet të bukuri cili sipas tyre i plotëson të gjitha nevojat e tyre si vizitor dhe njëzëri të gjithë pohojn se në Strugë do të vijnë për pushime edhe gjatë sezonit të verës.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...