Shqiptari Adnan Dibrani fitoi mandatin në Parlamentin Evropian

Kandidati i Partisë Socialdemokrate Suedeze, Adnan Dibrani fitoi mandatin e eurodeputetit, duke u bërë shqiptari i dytë i zgjedhur në Parlamentin Evropian, përcjell INA.

39 vjeçari me origjinë nga Koshtova e Mitrovicës me familjen e tij jeton dhe vepron në qytetin Varberg të Suedisë.

Ai ka një karrierë të bujshme politike në radhët e socialdemokratëve suedez. Ai  deri tani ishte  deputet në Parlamentin e Suedisë.

Adnani është një figurë e njohur në Suedi, por edhe më gjerë, për rastin e shpëtimit nga mbytja të një voglushi në një lum në Mal të Zi, e që pushtoi mediat botërore, përcjell INA.StrugaLajm

Adnani gjatë 5 viteve të ardhshme do të jetë në Parlamentin Evropian bashkë me Alba Kokalarin, kandidaten tjetër shqiptare nga Suedia që po ashtu fitoi mandatin e eurodeputetes.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...