Shqiptari aktivist i LSDM-së i dëshpëruar: Më injorojnë dhe më ndalojnë të hyjë nëpër institucione

Ajet Ajeti nga Shkupi është një nga aktivistët dhe anëtarët e LSDM që ka qenë i ekspozuar dhe pjesëmarrës aktiv në protestat kundër qeverisjes së kaluar të Nikolla Gruevskit. Portali “Dokaz” ka publikuar disa porosi të tij ku shprehet dëshpërimi i tij ndaj LSDM për shkak të injorimit që po i bëhet.

“Kam luftuar me zemër dhe shpirt për të rrënuar regjimin, ende kam dhembje nga dhuna që kam pësuar në protesta, dhe çka pash nga kjo???StrugaLajm

Askush nuk po më përfill tani, përkundrazi edhe ma kanë ndaluar që të hyjë nëpër institucionet shtetërore, siç është rasti me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Caroska, ku punon gruaja ime”, ka shkruar Ajeti. Ai më tej ka thënë se nuk mund të realizojë takim me asnjë politikanë, kryetar komune, ministër, etj.StrugaLajm

“Po mirë çka të pres më tepër. Edhe Nikolla Gruevski njëherë ishte kryeministër…kohërat ndryshojnë”, ka theksuar Ajeti. Sipas tij, së fundi edhe shumë aktivistë të tjerë të kësaj partie janë zhgënjyer nga qasja e tillë ndaj tyre dhe premtimet e parealizuara për punësime.

In : Aktuale

Loading...
loading...