Shqiptari e kishte fshehur drogën në shasinë e makinës – si e gjeti policia kokainën me vlerë 2 mln euro

Policia italiane ka vendosur në pranga një 30 vjeçar shqiptar pasi u kap me 14 kilogramë kokainë. Sipas policisë italiane, nëse droga do hidhej në treg do të kapte vlerën e 2 milionë eurove.

Gjatë një kontrolli rutinë efektivët policisë së provincës së Leço pikasën shqiptarin i cili kërkohej për trafik droge. Ata e ndoqën nga Leço për në Parma derisa e ndaluan në autostradë ku ushtruan kontroll ndaj mjetit të tij dhe zbuluan 11 kilogramë kokainë në pjesën e shasisë së makinës. Por kontrolli ndaj shqiptarit nuk përfundoi këtu ata ushtruan kontroll edhe në banesën e 30 vjeçarit në Mariano Comense, në provincën e Comos, ku gjetën edhe tre kilogramë të tjerë kokainë.StrugaLajm

StrugaLajm

Nëse e gjithë sasia e kokainës do të hidhej në treg ajo do të kapte vlerën e 2 milionë eurove. 30-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Parmës.

In : Aktuale

Loading...
loading...