Shqiptari e lë gojëhapur Policinë federale gjermane, ja përse !

Përjetimi i këtyre ditëve i Policisë federale gjermane nga Rosenheimi nuk është i zakonshëm. Një shtetas shqiptar, i kërkuar me fletarrest nga policia gjermane, të hënën është paraqitur vullnetarisht tek ajo. Në pikën e kontrollit në Kiefersfelden, ai e ka paguar borxhin e mëparshëm në një shumë katërshifrore.

Në afërsi të një vendkalimi kufitar në autostradën A93, policët federalë gjermanë e kanë ndaluar një veturë me autotarga bullgare, shkruajnë mediet gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Ende pa filluar identifikimin e udhëtarëve, bashkudhëtari shqiptar është paraqitur vullnetarisht, duke ju treguar se ai ndiqej nga Gjermania dhe tani dëshironte të shlyejë borxhet. Gjatë identifikimit të shqiptarit 38-vjeçar, është konstatuar se për shkak të falsifikimit të dokumenteve, nga Gjykata rajonale Hersbruck, nga fillimi i vitit 2015 është dënuar me një shumë në të holla prej 2.600 eurosh. Deri në atë moment, ai nuk e kishte paguar gjobën dhe të njëjtën gjë e bëri menjëherë.StrugaLajm

Pa hezituar fare, ai e nxorri portofolin dhe ua dha policëve shumën e duhur të parave. Me këtë, ai iu mënjanua procedurës së mëtutjeshme ndaj tij. Së bashku me miqtë e tij, ai ka mundur ta vazhdojë rrugën, pas përfundimit të kontrollit formal nga ana e policisë. (Shtegu.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...