Shqiptari e vret bashkëshorten me pistoletën që e kishte blerë me paratë e saj

Një kosovar që qëlloi gruan e tij afër Minfeldit në Gjermani, duhet të shkojë pas grilave për tërë jetën. Kosovari e ka qëlluar me qëllim të keq dhe për motive të ulëta. Gjykata konstatoi se se ai e përdori një pistoletë që ai e bleu me qëllim, me paratë e gruas së tij.

Dhoma e Parë e Madhe Penale e Gjykatës rajonale në Landau, e dënoi një 32-vjeçarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Gjykata e konsideroi të provuar se kosovari kishte qëlluar gruan e tij para policisë në orët e para të mëngjesit të 8 shkurtit në Minfeld afër Kandelit.

Një ditë më parë, prokurori publik Peter Nöthen në kërkesën e tij kishte deklaruar se seanca kryesore nuk kishte lënë asnjë dyshim në lidhje me veprën kundër së cilës u akuzua i pandehuri. Ai e konsideroi të provuar se burri e kishte qëlluar gruan e tij nga xhelozia, zemërimi dhe nderi i dëmtuar.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...