Shqiptari gjendet i vdekur në varreza

Një shqiptar i cili punonte prej vitesh mirëmbajtës i varrezave në Cuggiono të Milanos në Itali, u gjet i vdekur.

59-vjecari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, u gjet i pajetë pasditen e së hënës nga banorë të zonës të cilët më tej njoftuan ambulancën dhe policinë.

Ndihma e shpejtë mbërriti në varrezat e Croce Azzurra di Buscate pak para orës 10:00, por pavarësisht përpjekjeve, për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë.StrugaLajm

Shqiptari ishte tejet i njohur në zonë dhe kishte shumë vite që punonte në varreza.StrugaLajm

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes, që momentalisht nuk dihen ende

In : Aktuale

Loading...
loading...