Shqiptari hero shpëton çiftin e të moshuarve, hyn në mes të flakëve (FOTO)

Një shqiptar është kthyer në heroin e ditës në Finlandë.

Një zjarr i madh shpërtheu në Minttutie të Finlandës, si pasojë e të cilit e gjithë banesa u shkrumbua, ndërkohë që nuk ka të lënduar,Reklame

Mediat findlandeze shkruajnë se një shqiptar ndihmoi një çift të moshuarish që të dilnin nga banesa, teksa hyri mes flakëve, para se të mbërrinte departamenti i zjarrfikësve, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.StrugaLajm

Mergim Halili, i cili jeton në lagjen ku u dogj shtëpia, thotë se ata vunë re se nga banesa po dilte shumë tym dhe u nisën për të parë situatën. Ndërsa flakët po shtoheshin, ata vendosën të kontrollonin nëse kishte njerëz në banesë. Halili thotë se çifti nuk ishin të vetëdijshëm për shkak të zjarrit kur ata u futën mes flakëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...