Shqiptari i Maqedonisë e merr një lajm të mirë nga Zvicra

Gjykata federale zvicerane i ka lejuar një personi të dënuar në vitin 1994 për
vrasje në Maqedoni, që t`i bashkohet familjes së vet në Zvicër.
Një shtetas maqedonas, i cili para më tepër se njëzet vitesh kishte kryer një vrasje në
Maqedoni, mund t`i bashkohet bashkëshortes dhe fëmijëve të vet në Zvicër. Gjykata
federale zvicerane i ka dhënë dritë jeshile Kantonit të Schaffhausenit që ta pajisë me
lejeqëndrim të rregullt. Në këtë rast, interesi i familjes është mbi të gjitha.
Në vitin 1994, bashkëshorti kishte kryer një vrasje në Maqedoni, në kohën e moshës 23-
vjeçare. Disa muaj kishte kaluar në burgim hetues, ndërsa pas lirimit të tij, ka shkuar në
Kosovë, e cila atëbotë ende nuk ka qenë shtet në vete.
Në vitin 2001, ky shtetas i dyfishtë kosovaro-maqedonas, kishte ardhur në Zvicër për tu
martuar me një kosovare. Kjo e fundit, në Zvicër ka ardhur në vitin 1991, në moshën 11-
vjeçare, me lejeqëndrim të përhershëm. Në kuadër të bashkimit familjar, bashkëshortit i
ishte dhënë viza B, që më pas, në vitin 2008 të pajisej me vizën C.

Megjithatë, ndaj tij ka pasur urdhërrest ndërkombëtar, kështu që ai ishte arrestuar dhe në
vitin 2009 është ekstraduar në Maqedoni. Atje, në vitin 2011 është dënuar për vrasje me
shtatë vite burg, ndërsa u lirua para kohe në vitin 2014.
Një vit më vonë, bashkëshortja e vet parashtroi kërkesë për bashkim familjar, pasi gjatë
kësaj periudhe i ishte anuluar viza C. Enti zviceran i migrimit në Kantonin Schaffhausen e ka
refuzuar kërkesën e bashkëshortes, një vendim i sjellë nga instancat e fundit kantonale.
Megjithatë, Gjykata federale zvicerane e ka miratuar ankesën e bashkëshortes, shkruan „Le
Matin“, përcjellë Shtegu.com. Padyshim se krimi ka qenë vepër e rëndë, siç edhe shihet nga dënimi prej shtatë vitesh, ka argumentuar Gjykata në një vendim të sjellur gjatë të
premtes. Por, që nga viti 1994, personi në fjalë nuk ka kryer kurrfarë delikti. Vrasja ka qenë një rast i vetëm, ngjarje vërtetë e rëndë por e vjetër dhe ai e kishte kryer në moshën e re.
Nga këndvështrimi i Policisë zvicerane për të huajt, bashkëshorti nuk paraqet më ndonjë
rrezik, kanë konstatuar gjykatësit më të lartë zviceranë. Ky vlerësim është konstatuar nga
fakti se shtetasi maqedonas nuk e ka pasur të ndaluar ta vizitojë familjen e tij në çdo
gjashtë muaj. Nga ana tjetër, Gjykata ka vlerësuar se interesi familjar është mbi të gjitha.
Aktualisht në moshën 37-vjeçare, bashkëshortja është e vendosur në Zvicër që nga
fëmijëria. Ajo është e integruar mirë dhe nevojat familjare i siguron pa ndihmën e shtetit.
Bashkëshortii saj, i lindur në vitin 1972, gjithashtu ka qenë i integruar mirë gjatë qëndrimit
të tij në Zvicër. Sipas Gjykatës federale, interesi publik nuk peshon më shumë se sa interesi
familjar. Prandaj, ky institucion i ka dhënë dritë jeshile autoriteteve përkatëse të
Schaffhausenit që ta pajisin me lejeqëndrim. (Shtegu.com)StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...