Por ajo çfarë ka publikuar dikush në rrjetet sociale është shumë interesante. Vetëm një person, ka arritur që të mbledhë gjoba të komunikacionit në vlerë 16 mijë e 450 euro dhe disa të tjera të dërguara në Gjykatë, transmeton Indeksonline.
Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline, kuptohet se të gjitha këto gjoba personi në fjalë, i ka për vetëm 2 vite, që nga nëntori i vitit 2016.