AktualeKuriozitete
Shqiptari parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Real Madrid-Liverpool
Ka përfunduar ndeshja më e madhe e vitit, finalja e e Champions League, ku Real Madrid ka shkruar historinë, pasi ka fituar për herë të tretë radhazi këtë kompeticion.
Të gjithë dashamirësit e sportit nuk e kanë humbur këtë rast dhe kanë bërë parashikimet e tyre, dhe në redaksinë 360 grade.al ka mbërritur një skedinë fituese nga një shqiptar që jeton në Gjermani.
Shqiptari ka parashikuar rezultatin e saktë të ndeshjes, ku galaktikët fituan me shifra dërrmuese, 3-1.
Kanë mjaftaur vetëm 30 euro, dhe personi që parashikoi ndeshjen ka fituar një shumë të madhe prej 400 uero.