LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Shqiptari qëllohet me plumb në kokë në Francë!

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në lagjen Arenes në Toulouse të Francës në natën mes së 25-26 prillit, raportojnë mediat franceze.

Shqiptari, 40-vjeç, u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Duke cituar burime zyrtare, mediat lokale raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur në kokë.

Ndërhyrja për shpëtimin e tij është kryer rreth orës 1:30 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të stacionit të metrosë.

Duke cituar burime nga skuadrat e shpëtimit, mediat në Francë raportojnë se gjendja e të plagosurit është kritike për jetën.

Autoritet franceze kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button