Shqiptari thyen rekordin, 2 mijë telefonata në 5 muaj ndaj ish të fejuarës

Një 44-vjeçar shqiptar në Peruxhia të Italisë po përballet me një proces gjyqësor për dhunimin e ish-të fejuarës. Siç raportojnë mediat italiane, ndaj tij Prokuroria ka ngritur tre akuza: Rrëmbim personi, ushtrim dhune dhe përndjekje. Arrestimi i tij është bërë pas denoncimit që ka bërë ish e fejuara e tij.

Në një prej episodeve të ndodhura në 2016, 44-vjeçari e kishte mbajtur vajzën e re për një natë të tërë mbyllur në apartament. Ai e kishte rrahur sepse ajo donte të dilte nga shtëpia. Vetëm kur atë e kishte zënë gjumi, ish e fejuara kishte përfituar duke u arratisur.StrugaLajm

Dy mijë telefonata në pesë muajStrugaLajm

Hetimet zbuluan se gruaja ishte “rrahur në mënyrë të përsëritur me grushta, shkelma dhe shuplaka në fytyrë”. Lëndimet serioze u gjykuan të shërueshme për 40 ditë. Megjithatë, akuza e përndjekjes do të ngrihej nga prokuroria pasi kjo e fundit zbuloi se gruaja kishte marrë rreth dy mijë telefonata nga nëntori 2016 deri në prill 2017. Kjo, sipas akt-padisë së ngritur nga prokuroria, ka shkaktuar ankth dhe frikë të vazhdueshme tek gruaja, e cila shumë herë edhe ishte kërcënuar nga shqiptari me fraza të tilla si: “Do të vras, do të bëj copash”.


Loading...
loading...