Shqiptari vrau të dashurin e ish-gruas, zbardhet dëshmia e 39-vjeçarit: Më vinte te puna dhe më bënte karshillëk

Është zbardhur dëshmia e 39-vjeçarit, Xhuljano Miaj i cili masakroi me thikë Xhimi Bakaj, të dashurin e ish-gruas së tij mbrëmjen e së premtes (5 Korrik).

Në dëshminë e dhënë para hetuesve autori i dyshuar i krimit të rëndë ka deklaruar se ish-bashkëshorja, e cila mësohet se u largua nga shtëpia së bashku me fëmijët për të jetuar me viktimën, “më telefononte e më thoshte që po kënaqej me të dashurin”.

Gjithashtu ka pretenduar se gruaja i kërkonte para për fëmijët, ndërsa 23-vjeçari Xhimi Bakaj i bënte karshillëk tek puna.StrugaLajm

“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”, është shprehur autori i dyshuar, sipas dëshmisë së siguruar nga TCH.

39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, ka deklaruar se biçaku ka qenë i viktimës dhe se thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre.

Ndarja e Xhuljano Miajt nga bashkëshortja e tij, e cila ka shkuar të jetojë me 23-vjeçarin dyshohet se ka qenë shkak i krimit të rëndë. Ajo mësohet se kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa së bashku me fëmijët.

Ndërkohë autori i dyshuar dhe viktima mbrëmjen e së premtes janë përballur në rrugë dhe pas përplasjes fizike, 39-vjeçari e ka goditur tre herë me thikë të dashurin e ish-gruas.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...