Shqiptarja Emina Lekaj- Përlaskaj për herë të tretë u zgjodh deputete në Kroaci

Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci.

Do të jetë hera e tretë që Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve edhe pakicat tjera.

Pas mesnate mbrëmë vet ajo ka shpallur fitoren, duke falënderuar përkrahësit, që edhe në ato momente i kishte afër.

“Ekipi fitues. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ajo.StrugaLajm

Rezultatet jozyrtare të Komisionit republikan zgjedhor tregojnë se partia HDZ fitoi 71 vende në zgjedhjet parlamentare për legjislacionin e dhjetë kroat, ndërsa koalicioni Restart, i udhëhequr nga SDP, fitoi 45 ulëse.

Forca e tretë në Parlament është Lëvizja atdhetare me 16 ulëse, dhe e katërta Most me 4 ulëse.StrugaLajm

Koalicioni i majtë i gjelbër i udhëhequr nga Platforma “Ne mundemi” fitoi gjithashtu katër ulëse, transmeton agjencia kroate e lajmeve HINA.

Shqiptarja Ermina Lekaj Përlaskaj ( 31.79%) ka fituar për së treti herë mandatin e deputetit në Kroaci. Ajo ka fituar ndaj dy shqiptarëve tjerë që kandidonin Idriz Sulejmanin ( 18.90% ) dhe Habib Tahirin ( 0.85% ).

Ermina Lekaj Përlaskaj është me prejardhje nga Prizreni dhe që 30 vite jeton në Rijekë të Kroacisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...