Shqiptarja me mbulesë nga Maqedonia zgjidhet në Këshillin e të huajve në Zvicër

Në Këshillin e të huajve të qytetit Kreuzlingen në Zvicër (ABR), gjatë periudhës aktuale legjislative janë dorëhequr pesë persona, thuhet në një njoftim të zyrës së qytetit. Anëtarët e periudhës legjislative 2015/2019, në këtë funskion janë nga data 01 qershor 2015. Dorëheqjet janë si pasojë e arsyeve të ndryshme.

Përmes kandidimit „gojë më gojë“, anëtarët kanë mundur të motivojnë pesë persona të interesuar. Dy kandidate dhe një kandidat janë ftuar për bisedë personale, me ç`rast janë shqyrtuar njohuritë gjuhësore dhe motivimi i kandidatëve. Bisedat kanë rrjedhur pozitivisht, shkruan „Tagblatt“, përcjellë Shtegu.com. Me këtë, organet përkatëse për zgjedhje kanë propozuar disa persona, në mesin e të cilëve edhe zonja Zulkjeflije Nuredini nga Maqedonia. Në mbledhjen e 9 janarit të këtij viti, ky këshill ka zgjedhur personat e lartpërmendur në Këshillin për të hujat të qytetit Kreuzlingen, për periudhën e mbetur prej 01 janarit, deri më 31 maj 2019.

Në vendimin e vet, ky këshill ka njoftuar se sipas mundësisë do të shqyrtojë mundësinë për kandidimin edhe të personave të tjerë, në mënyrë që të arrihet numri i duhur minimal prej 15 personave.StrugaLajm

Përndryshe, zonja Zulkjeflije Nuredini është edhe kryetare e Forumit të Grave Muslimane pranë xhamisë shqiptare në Kreuzlingen.

In : Aktuale

Loading...
loading...