Shqiptarja në Gjermani dënohet për ”apjet e gjumit” !

Kur është kthyer në Gjermani, pas qëndrimit të saj në vendlindje, në Kosovë, një grua 51 vjeçe kishte marrë me vete jo më pak se 33 kuti me tableta të gjumit. Por, pasi që këto barna janë zbuluar nga policia gjatë një kontrollimi të bërë në banesën e saj, ndaj gruas është ngritur padia për tregti me materie narkotike, shkruan augsburger-allgemeine.de.

Gjykata e porotëve në Nördlingen konsideron se kosovarja ka kryer veprim të dënueshëm, pasi që këto tableta kanë në vete përmbajtje narkotike, gjegjësisht elemetin diazepam, transmeton albinfo.ch. Madje, për një veprim të tillë ajo mund të dënohej me së paku në 2 vjet burg.StrugaLajm

Gruaja ka këmbëngulur para gjyqtarëve se barnat në fjalë në Kosovë (të njohura si bensedin) jepen pa recetë dhe se ajo nuk ka pasur idenë që ato trajtohen si narkotikë. Kështu ajo, thjesht i ka blerë në barnatore, edhe për shkak të çmimit të lirë, për t`i pasur si rezervë për t`i përdorur për vete në Gjermani, si “hapa” kundër pagjumësisë nga e cila vuante.StrugaLajm

Përkundër një doze dyshimi ndaj thënieve të saj, gjykata nuk ka mundur ta përmbysë deklarimin e kosovares. Për këtë arsye ajo e ka trajtuar rastin si një delikt më të lehtë, përcjell albinfo.ch. Kështu, trupi gjykues ka vendosur që masa ndëshkuese ndaj kosovares të jetë më e butë. Përfundimisht, 51 vjeçarja është dënuar 6 muaj me kusht dhe me një gjobë prej 600 eurove që ajo do të paguajë për një organizatë që mbron të varurit nga droga.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...