Shtabi i BDI-së: Korrupsioni dhe krenaria

Të nderuar qytetar të Komunës së Strugës, Kur karrikja dhe komoditeti i këshilltarëve për “Turistin” (renovimi i sallës së Këshillit Komunal) kanë më shumë rëndësi se: Furnizimi me ujë të pijshëm në fshatin Tatesh, ndërtimi i rrugëve në Kalisht, kanalizimi në fshatin Livadhi dhe ndërtimin e fushave të sportit për të rinjë. Të revoltuar thellë nga shumat marramendëse të harxhuara për renovimin e sallës të Këshillit Komunal të cilat kapin vlerën prej 370.000 eurosh, vlerë e cila përfshin komoditetin e TURISTIT, i ofron një rehati të cilin të gjithë ju e kuptoni se kjo llojë rehatije në xhepin e TURISTIT kthehet në korupsion. Ju drejtohemi të gjithë ju të nderuar qytetar që t’i japim fund me votën tuaj e cila do dënoj jo vetëm udhëheqjen aktuale, por edhe korupsion brenda saj, do të dënoj TURISTIN i cili në kurriz të qytetarëve për qeverisjen e tij u pasurua. Për atë ska rëndesi që fshati Tatesh i sipërm ka ngelur pa ujë të pijshëm, për atë ska rëndësi që fshati Livadhi nuk ka kanalizim, për të nuk ka rëndësi që fëmijët e këtij qyteti dhe vendbanimeve nuk kanë asnjë shpresë, nuk kanë fusha sporti apo mundësi që ata të inkuadrohen në jetë, për të fatkeqësisht më shumë ka rëndësi komoditeti dhe shtëpija e tij private.
 Shtabi i BDI-Strugë
StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...