Shtatë të lënduar në një aksident në rrugën Kërçovë-Gostivar

Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku që dje pasdite ka ndodhur në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar, në afërsi të fshatit Zajas.

Siç thonë nga MPB, në aksident janë përfshirë tre makina.

“Në Qendrën mjekësore në Kërçovë lëndime trupore të rënda janë konstatuar tek shoferi J.V, ndërsa lëndime më të lehta tek A.A dhe E.S të cilët kanë qenë bashkudhëtarë, si dhe tek shoferi SH.V dhe bashkudhëtarët S.S dhe A.S. Gjithashtu edhe shoferi i tretë XH.A”, thuhet në njoftimet e MPB-së.StrugaLajm

Ata shtojnë se është kryer hetim në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

In : Aktuale

Loading...
loading...