Shtatori rikthen emocionet kuqezi

Shtatori është muaji i emocioneve të mëdha, pasi në fushë do të zbresin sërish kuqezinjtë. Ky muaj do të jetë tejet impenjativ për ekipet Kombëtare dhe FSHF-në, teksa në kalendar janë 9 ndeshje, disa zyrtare e të tjera miqësore.

Pas një sezoni të mbushur me emocione të mëdha që kulmoi me pjesëmarrjen e Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, Kombëtarja është gati për rrugëtimin e ri në UEFA Nations League. Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo do të luajë ndeshjen e parë në grupin B1 më 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena” në Çeki. Tre ditë më pas, më 10 shtator, kuqezinjtë do të presin Gjeorgjinë në folenë kuqezi, në stadiumin“Air Albania”, në orën 20:45. Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, që synon maksimumin në UEFA Nations League.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...