Shtetas të Maqedonisë kanë transportuar drogë në Greqi

 Në suaza të luftës për krim ndërkufitar, policia greke ka sekuestruar 33 kilogramë kanabis, në dy raste të veçanta në Selanik dhe Kukush dhe ka arrestuar tre persona, të cilët sipas mediave greke, janë shtetas të Maqedonisë, ndërsa drogën e kanë transportuar në Greqi.

Nga policia greke informojnë se në rastin e parë janë arrestuar dy persona dhe janë zbuluar mbi 21 kilogramë kanabis. Njëri prej të arrestuarve me shtyrje të policëve ka tentuar të arratiset, por pa sukses, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Edhe në rastin e dytë sipas mediave, bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë.

Më 16 dhjetor, siç kumtojnë nga policia greke, në rrugën rajonale në Kukush është arrestuar një shtetas i huaj 31 vjeçar i cili në këmbë ilegalisht ka hyrë në Greqi dhe me të ka pasur një çantë me 11 kilogramë kanabis.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...