Shteti që produkt e sheh kazinon dhe bastoren është shtet kriminel

Gjyla Çeliku

Shteti që nuk hap shkollat, universitetet, por bastoret dhe kazinot, është shtet i degjeneruar dhe pa ardhmëri për gjeneratat e reja.
Prioritet qenkan bestoret dhe kazinot në Maqedoninë e Veriut sepse buxheti qenka rënduar sipas deklaratës së Bujar Osmanin dhe Ministrisë së Financave.
Arsyetimi i Bujar Osmanit që “kur shkojnë në sportel blejnë dhe kthehen dhe në kazino janë ndaras”, i del përballë fakti që është bankat shkollore janë ndaras dhe nga dy veta ulen.

Pse rrini ju në qeveri? Si nuk e ngritët zërin për 20 vjet, marre ju qoftë, pastaj shisni përralla që keni qenë në luftë a në anën tjetër vetëm aprovoni vendimet që ua servon pala tjetër. Ashtu burra paskeni qenë?StrugaLajm

Paraqitesh me show kur thirrë hoxha ezanin ti ndal deklaratën, në anën tjetër hapni kazinot. Fajtor je ti, është ai, ajo, të gjithe bartni përgjegjësi që e shkatërruat rininë që mbeti me kazino dhe bastore, nje pjesë mori mërgimin dhe pjesa tjetër është e droguar. Ju vetëm shkollim nuk promovuat dhe nëse ligji nuk ju dënon, ju premtoj që nga Zoti do ta merrni dënimin!

Ndjejë keqardhje ku jetoj dhe nga politikat që qeverisem!
Turp!

In : Aktuale

Loading...
loading...