Shtohen të rinjtë që konsumojnë alkool dhe drogë në Maqedoni (VIDEO)

Kriza e gjatë politike dhe shoqërore ka prekur në mënyrë direkte jetën e adoleshentëve. Rreth 80% e nxënësve të moshës 13-16 vjeçare tashmë kanë konsumuar alkool, rreth 40% kanë pirë duhan, ndërsa 5%, marihuanë. Vjosa Reçica nga Instituti i Shëndetit Publik citon rezultatet nga Raporti për përdorimin e cigareve, alkoolit, drogës te rinia shkollore gjatë vitit 2015.

38.4% nga të gjithë fëmijët kanë pirë duhan në jetën e tyre. Ndërsa gjatë 30 ditëve të fundit 24.2% nga fëmijët kanë pirë duhan. Përsa i përket përdorimit të alkoolit, gjatë jetës së tyre 57% nga fëmijët kanë përdorur alkool. Gjatë 12 muajve të fundit 51% nga fëmijët kanë përdorur alkool, ndërsa gjatë 30 ditëve të fundit 38% nga fëmijët e anketuar kanë përdorur alkool. Asnjëherë nuk kanë pirë alkool 86% nga fëmijët të cilët janë të nacionalitetit shqiptar, 18% nga nacionaliteti maqedonas. Përdorimi i marihuanës, afër 5% e fëmijëve kanë përdorur – deklaroi Vjosa Reçica, Instituti i Shëndetit Publik.

Sociologu, Gjorgi Tonovski vlerëson se shkaku kryesor i përhapjes së këtyre sjelljeve devijante, respektivisht dukurive socio-patologjike është për shkak të procesit të gjatë të rënies së, siç theksoi ai, “diktaturës”.

Në atë krizë sociale imponohen disa obligime të mëdha. Zvogëlohet vëmendja e prindërve në drejtim të sjelljes së fëmijëve të tyre. Nevojat jetësore mbeten të njëjtat.StrugaLajm

Mundësitë për plotësimin e nevojave jetësore janë shumë të vogla. Duhet të rritet puna e investuar. Familja faktikisht organizohet dhe angazhohet më shumë në drejtim të atyre nevojave sesa në drejtim të socializimit, respektivisht edukimit të fëmijëve. Pasojat janë të shumta. Pasi këto varësi për të cilat flasim që janë në fillim mund të shndërrohen në stil të sjelljes, stil të të jetuarit. Pra ato mund të bëhen diçka që askush prej nesh nuk do ta dëshironte – tha Gjorgi Tonovski, sociolog.StrugaLajm

Tonovski fton prindërit të jenë më vigjilent, të marrin masat e duhura nëse vërejnë shenja se fëmijët e tyre janë në rrugë të gabuar; fton mësim-dhënësit t’u flasin nxënësve për dëmet e përdorimit të duhanit, alkoolit e drogës dhe institucionet sociale të parandalojnë përhapjen e këtyre dukurive./alsat-m

 

In : Aktuale

Loading...
loading...