Shtrenjtohet benzina për gjysmë denari, dizeli lirohet për një denarë

Shkup, 25 nëntor – Çmimet e benzinave nga mesnata rriten për gjysmë denari, ndërsa të dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri zvogëlohen për një denarë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Konform vendimit të këtillë,  Eurosuper BS-95 do të shitet për 68,50 denarë për një litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Eurosuper BS-98 do të jetë 70,50 den/lit. Çmimi i ri i naftës do të jetë 61 den/lit dhe i vajit shtëpiak ekstra të lehtë 50 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit do të ulet për 0.388 den/kg në krahasim me çmimin të vërtetuar paraprakisht me çka ai nga mesnata do të shitet me çmim prej 32.957 den/kg.StrugaLajm

Çmimet e reja janë bërë në bazë të çmimeve të derivateve të naftës në tregun botëror në periudhën e kaluar shtatëditore dhe të kursit të denarit në raport  me dollarin.

In : Aktuale

Loading...
loading...