Shtyhet afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve të TVSH-së

Drejtoria për të Ardhura Publike e vazhdoi afatin për dorëzimin e fletëparaqitjeve të TVSH-së deri më 27 tetor të vitit 2017.

“Në pajtim me Ligjin për procedurë tatimore, për shkak të dorëzimit të vështirësuar të fletëparaqitjeve tatimore përmes sistemit e-Tatime më 24 dhe 25 tetor 2017, njoftohen obliguesit tatimorë dhe kontabilistët se afati për dorëzimin e fletëparaqitjes TVSH-04 shtyhet. Afati përfundimtar për dorëzimin e fletëparaqitjes TVSH prej 25 tetor 2017 shtyhet për dy ditë pune, gjegjësisht afati përfundimtar do të llogaritet 27 tetori 2017″, qëndron në kumtesën e DAP.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...