Si e bën mediat-fake kryeministrin Zoran Zaev shqiptarë ortodoks

“Duke ju përgjigju pyetjes të një gazetari në lidhje me akuzat që Branko Manojllovski ka bërë në adresë të Radmilla Sheqerinskes se është shqiptare ortodokse.

Është e vërtetë se Radmilla nga gjyshja është shqiptare ortodokse! Por çfarë ka të frikshme këtu? Unë kam prejardhje shqiptare ortodokse si nga gjyshja ashtu edhe nga gjyshi. Që nga Ilirët se Strumicës që kur pranuan besimin ortodoks, me kalimin e kohës sllavët kryesisht me dhunë i asimiluan dhe imponuan gjuhën maqedonase.

Unë ndjehem shqiptar ortodoks”, kronika e 24News. Dëshirës për të qenë të parët dhe etjes për sensacion nuk i shpëtuan as njerëzit e kësaj fushe, gazetarët e televizionit shqiptar, news24. Të bazuar në shkrimin e portalit Republika.Mk, i cili publikohet në rubrikën “Dylbi” dhe që është shkrim që portali e quan satirik, news24 publikoi kronikë e cila më vonë kishte mijëra klikime. Vetëm në faqen “Albanin News” dhe “Kumanova Sot” kjo kronikë për më pak se 24 orë u klikua më shumë se 160 mijë herë, e pasi video po shpërndahej me shpejtësi të madhe edhe portale tjera vendosen ta publikojnë.

E shumica e shikuesve besuan këtë lajm.

“Dëgjova lajmin… Nëse nuk gaboj në Tiranë apo diku në Shqipëri

Është bërë si kronikë… Çka mendoni për atë deklaratëStrugaLajm

Mendojmë që është mirë, se edhe Sheqerinska paska familjen shqiptare.”

Deklaratën se është shqiptar ortodoks si e komentoni?

“Ai mund edhe nënën ta shes vetëm ta paguaj faturën. Unë vetëm një porosi kam, le ti kthej paratë që ua ka marr njerëzve.”
“Si e komentoni deklaratën e kryeministrit se është shqiptar ortodoks?StrugaLajm

Njeriu që heqë dorë nga atdheu i tij për mua është një hiq i madh, ashtu ka thënë një filozof dhe për këtë shkaka edhe ai është i tillë. Po heqë dorë nga atdheu”, thanë disa qytetarë.

“Këta qytetar këtu po protestojnë para kuvendit me javë të tëra kundër sjelljes së ligjit për gjuhën shqipe dhe janë shumë mirë të informuar se çka po ndodhë në skenën politike. Përgjigjet që i morëm janë provë më e mirë se sa të rrezikshme mund të jenë FakeNews, apo lajmet e rrejshme.”

Sipas profesorit të komunikimit, Elvin Luku, gazetari ka anashkaluar parimet bazë të gazetarisë sepse nuk ka verifikuar informacionin.
“Është një lajm i prodhuar në mënyrë sensacionale dhe duke pasur parasysh edhe kontekstin se si është situata në Maqedoni, qasjen që Zaev e ka me shqiptarët që është shumë më e mirë krahasuar me atë që kishte Gruevski, por edhe debatet e fundit sa i takon gjuhës shqipe, kjo ka bërë që gazetari të bie pre e këtij lajmi sensacional dhe të anashkaloj parimet bazë të gazetarisë”, tha Elvin Luku, profesor i komunikimit në UAMD.

Nga përvoja që profesori Luku ka në media, thotë që për lajme rajonale si rasti me kryeministrin Zaev, është praktikë e mirë që të kontaktohet me kolegët gazetarë të shtetit prej ku buron lajmi. Bashkëpunimi më i mirë mes gazetarëve të rajonin do të mund të ndihmonte që të eliminohen lajmet e rrema thotë Luku. Nga ana tjetër, kjo nuk është hera e parë që shkrimet e Republika po shkaktojnë përhapjen e lajmeve të rrejshme, kurse për këtë ka reaguar edhe Këshilli për Etikë në Media.

Ata kanë reaguar edhe kur u publikua intervista fiktive në po të njëjtin portal me ish kryeministrin, Branko Cërvenkovski. Por portali i lartpërmendur nuk ka ndaluar me publikimin e artikujve të ngjashëm. Drejtoresha e këtij institucioni thotë që në eliminimin e lajmeve të rrejshme mund të ndihmojnë shumë mediat profesionale.

“Është një fenomen i rrezikshëm i cili shkakton dezinformim të opinionit dhe një numër i madh i qytetarëve marrin vendime në bazë të atij kontaminimi nga ana e lajmeve të rrema”, u shpreh Marina Tuneva, drejtoreshë ekzekutive e këshillit për etikë në media.
Pas vendimeve të Këshillit për Etikë, portali “Republika” ka reaguar duke akuzuar këshillin se kupton vetëm satirën e mediave proqeveritare.

In : Aktuale

Loading...
loading...