SI E FESTUAN STRUGANËT ”DITËN E VERËS” NË AMERIKË (FOTO)

DITA E VERËS NË AMERIKË
(14 mars 2018)

Në Qendrën kulturore shqiptare në Riverdale u festua dita e verës. Në rrethin e Strugës në të kaluarën dhe në kohën tonë gumëzhinin fshatrat nga cicërimat e fëmijëve ciu-ciu- ciu…
Sot më 14 mars 2018 Qendra kulturore shqiptare në Riverdale shteti i Nju Xherzit gumëzhinte nga onomatopet e qindra fëmijëve nga treva e Strugës dhe e Ohrit: ciu-ciu-ciu…! Të gjithë fëmijët dhe të rriturit u gostitën me vezë. Dhurata më e çmuar për fëmijët ditën e verës padyshim është veza.
Fëmijët të gëzuar mbushnin shportat.
Disa zonja ishin kujdesur që të pranishmit t’ i gostitnin me ëmbëlsira, vlen të përmendet këtu znj. Mepruze Kaba.
Në emër të Qendrës pjesëmarrësit i përshëndeti kryetari aktual Zulfi Ala dhe përfaqësuesja e aktiviteteve kulturore znj. Linda Kaba. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti u kujdesën prof. Bexhet Asani, gjeodeti Astrit Zhaku, kamerania Ike Bairami me bashkëshortin Arben Bajrami. Ndihmuan manifestimin e ditës së verës Naim Asani, Sefulla Sheji, Mendi Asani, Zulfije Biba Qira dhe Bardho Collaku.
Nga mot gëzuar ditën e verës!
Festën më të hareshme të stinës së pranverës.
Bexhet Asani
Nju Xherzi, 14 mars 2018

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...