SI E FLASIM  DHE E SHKRUAJMË GJUHËN SHQIPE-Resul BEKTESHI

 

”Të gjorët kujtojnë se gjuha është një copë dru pa shpirt.Nuk e dinë se është jo vetëm e gjallë,po edhe shumë e hollë,aq sa,po i shtrembërove pakëz  një nyjë a një dell, trupi i tërë i tronditet,vuan dhe humb forcën bashkë me bukurinë …” Faik Konica.

    

   Gjuha  është gjëja më e shtrenjtë  dhe më e shenjtë që kemi, prandaj atë duhet ta ruajmë. Të  gjithë duhet të kemi kujdes që gjuhën tonë të bukur ta kultivojmë dhe ta përsosim  atje ku ka nevojë dhe të mos lëshojmë pe ndaj padrejtësive që i bëhen.

   Për të shkruar  këtë material drejtshkrimor  më shtyn disa lëshime apo thënë më drejt gabime që shpesh dëgjojme nepër programet televizive, lexojmë në shtypin ditor, nëpër dokumentat e ndryshme, nëpër tekstet shkollore dhe në bisedat ditore.  Nëse dëgjoni me kujdes emisionet e ndyshme televizive ose lajmet do të vëreni një varg lëshimesh gjuhësore.Them lëshime sepse nuk besoj se redaksia e TV-së ben ashtu gabimesh.Në shumë raste na tingëllon shumë keq kur dëgjojme  të shqiptohet fjala shqiptarët me një ë të panevojshme (shqipëtarët ose populli shqipetar) . Gati është bërë traditë që ne të përdorim fjalët e huaja “ okej” dhe “ cao “ në vend të fjalëve të bukura shqipe mirë, bukur, mirëupafshim etj. Vërejtje  të këtilla shpesh degjojmë edhe nëpër biseda të lira ,nëpër ndeje të ndryshme ,por unë nuk e kuptoj pse nuk e marrim guximin dhe të shkruajmë për të gjithë padrejtësitë që i bëhen gjuhës sonë të bukur.(por shpesh dhe mos them përditë shkruajmë materiale te sferave të ndryshme , pa u marrë aspak me cështjet e gjuhës amtare , për cështje edukativo-arsimore për të cilat ka nev ojë më të madhe rinia e sodit .    Nuk do ti komentoj vërejtjet,por do të mundohem të jap disa udhezime të drejtshkrimit të gjuhës shqipe,konkretisht do të udhëzoj dhe orientoj drejt përdorimit të shkronjës së madhe,shkrimit të datave , respektivisht për gabime të shumta ne lëmën e fonetikës,morfologjisë dhe të sintaksës.

 

Nëntori  i vitit 1972 shënon   një ngjarje me rëndësi të  veçantë për historinë e gjuhës shqipe.  Atë vit në Tirane u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit  i gjuhës shqipe.Në Kongresin e Drejtshkrimit kanë marrë pjesë personalitete te shquara  te shkencës gjuhësore e letrare, te historisë dhe artit, të cilët mbeten të pazëvëndësueshëm ne historinë  shqiptare si, E.Cabej,Mahir Domi,Aleks Buda, Rexhep Qosja, Shaban Demiraj, Petro Janura , Remzi Nesimi, Dritëro Agolli, Ismail Kadare etj. Me një fjalë atje  u mblodh Forumi më i lartë shkencor shqiptar i perbërë nga studjues të gjuhës amtare, padagogë , mësues të gjuhes shqipe e të letërsisë, publicistë,linguistë e shumë e shumë të tjerë.

 Kongresi i zhvilloi punimet  prej 2O deri me 25 nëntor të  vitit 1972, hapi një etapë të re të zhvillimit të gjuhës letrare kombëtare si  gjuhë e parbashkët për të gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë e veprojnë.

Ne  sot kemi  gjuhën letrare të shkruar, të përbashkët e të vetme per  të gjithë dhe me këtë bëmë realitet ëndrrën shekullore të rilindasve, të  cilët dhane mund dhe benë shume sakrifica për të vetmin qëllim, që shqipja e bukur të  shkruhet me nje alfabet (19O8) dhe të jetë e unifikuar për të gjithë shqipfolësit.

Nuk kam për  qëllim të shkruaj e të flas  për Kongresin dhe për rëndësinë e tij, sepse këtë  e dimë shumë mirë, por si duket i harrojmë detyrat  dhe obligimet që Kongresi i parashtoi para nesh , kudo  që punojmë e veprojme: në arsim, në administratë , ne gazetari  dhe çdokundi tjetër. Sot shkruhen e botohen shumë libra,gazeta e revista, ligje e urdhëresa qeverie apo vetëqeverisje lokale,jepen porosi e kthehen përgjigje zyrtare dhe më vjen keq se në shumicën prej tyre, ka gabime drejtshkrimore te cilat mëndej ndikojnë edhe në formulimin logjik të fjalisë apo të mendimit. E tërë kjo të bën të mendosh se a janë vallë ende në fuqi vendimet e Kongresit apo kemi filluar të shkruajmë ashtu si na kujtohet.

  Duke i parë këto lëshime akoma nëpër faqet e shtypit ditor, neper tekstet shkollore,nëpër vendime dhe akte zyrtare, ne emisionet e TV-së më  tregojnë se sa të pakujdesshëm jemi në aspektin e ruajtjes së gjuhës letrare.

Këtu do të përmendi fjalët e Faik Konicës ,që për të gjithë ata që gjuhën e përdorin ashtu si u pëlqen thotë  : “Të gjorët kujtojnë se gjuha është një copë dru pa shpirt.Nuk e dinë se është jo vetëm e gjallë,po edhe shumë e hollë,aq sa,po i shtrembërove pakëz  një nyjë a një dell, trupi i tërë i tronditet,vuan dhe humb forcën bashkë me bukurinë … “

             Pas këtyre fjalëve  të Konicës që i ka thënë para shumë vitesh ne sot duhet të vemë gishtin ne mendje dhe të mendojmë pse vallë jemi duke përdorur fjalë  të tjera që e dëmtojnë gjuhën e bukur shqipe,atë gjuhë që aq bukur e shkroi në veprat e tij i madhi Naim Frashëri-Bilbili i gjuhës shqipe.

 “ Gjuhë e Shqipërisë është gjuhë e Perëndisë “ për të vazhduar më tej me fjalët : “ Gjuhë e Mëmëdheut është gjuhë e Skënderbeut..”  Ketë gjuhë thotë më tej Naimi duhet ta flasin edhe të huajt jo vetëm shqiptarët,prandaj thotë:”Këtë gjuhë duhet ta mësojnë gra, burra,djem e vasha,pleqt e uruar dhe plakat zëtrasha….po edhe shkëmbenjtë e malet,brinjat e bregoret,lumenjtë e fushat,dielli,hëna e ylli,dashi,dallendyshja e larashi,gjethi ,pylli e bilbili si dhe vete Perëndia të flas shqip e tërë gjithësia…”  Porosi e dhënë për të gjithë shqipfolësit,prandaj kujdes !.

 

Në të folurit dhe gjatë të shkruarit shpesh herë bëjmë gabime në fushën e fonetikës,morfologjisë dhe të sintaksës.StrugaLajm

  1. Në fushën e fonetikës më së shumti gabojmë në drejtshkrimin dhe dre. jtëshqiptimin e tingujve . Qe disa raste konkrete:

 

1.Përdorimi i gabuar i a-së hundore në vend të ë-së së theksuar në pozicione të ndryshme të fjalës.Të japim disa shembuj.

  Të shkruhet kështu                       jo kështu

  hëna                                      hana

  nxënës                                   nxanës

  këmbë                                   kambë

  nënë                                     nanëStrugaLajm

  dhëndër                                  dhandër (dhondër)

  gërshërë                                 gërshanë

  gojëdhënë                               gojëdhanë

  lëndë                                     landë

  shkëmb                                   shkamb

  parathënie                                parathanie

  dëm                                          dam

  i ëmbël                                  i ambël etj.

 

  1. Përdorimi i drejtë i zanoreve i,u dhe y;

 

  • Përdorimi i zanores  i në vend të zanores  y ; shembuj :

 

dy  (di),  ky (ki), sy (si), fyt (fit  apo fëjt ), dyshek (dishek),ryshfet (rishfet),myshteri (mishteri ),byro  (biro ), yll (ill), ylber (ilber ) lypës (lipës) etj. Fjalët në kllapa janë gabim ,prandaj nuk duhet të përdoren në drejtshkrim ose drejtshqiptim.

 

  • Përdorimi i zanores y në vënd të zanores i :

Në këtë grup do të vecojmë fjalët e poshtëshënuara.

Shqiptojmë dhe shkruajmë ai  dhe jo ay, bilbil dhe jo bylbyl, hip e jo hyp, krimb e jo krymb, kripë  e jo krypë, rrip e jo rryp,gjilpërë e jo gjylpërë,

Sirtar e jo syrtar,shqiptoj e jo shqyptoj, direk e jo dyrek etj.

  • Duhet të shkruhen dhe shqiptohen drejtë fjalët  ku përdoren zanoret u dhe y.
  • Shkruhen me u  dhe jo me y fjalët: bufe (byfe jo ),burokrat e jo byrokrat,  fruta e jo fryta, kurbet e jo kyrbet apo gurbet,tunel e jo tynel etj . Në disa raste zanorja u  zëvendësohet gabim me zanoren ë .Të këtilla janë fjalët:mashkull(mashkëll), akull (hakëll), vetull (vetëll),hekur (hekër),flutur (flutër )etj
  • Shkruhen me  y dhe jo me u  fjalët: bylmet dhe jo bulmet ,dyqan dhe jo duqan,

Mysafir dhe jo musafir as edhe misafir, byrek dhe jo burek as edhe birek,mysliman dhe jo musliman ,qymyr dhe jo qumur as edhe qimir,trysni dhe jo trusni  etj.

 

  • Kur jemi këtu të cekim edhe formën  e rotacizmit,pra kur n përdoret në vend të  r-së. Të këtilla janë fjalët : peri dhe jo peni, druri dhe jo druni, lakër e jo lakën, drapër e jo drapën, gjarpër dhe jo gjarpën, femër dhe jo femën,armik dhe jo anmik etj.
  •  Përdorimi i drejtë i togjeve të zanoreve ua,ue,ye dhe ie. Togjet  e zanorev duhet patur kujdes që gjithnjë t’i përdorim të plota në filim, në mes  dhe në fund të fjalës, prandaj duhet të shkruajmë : duar dhe jo dur,ftua dhe jo ftu as ftue, bluaj dhe jo bluj as edhe gjuj,buall dhe jo bull, përrua e jo përru as edhe përrue,krye dhe jo kry, lyej e jo lyj as lij , pyetje dhe pytje, diell dhe jo dill, miell edhe jo mill, mësues dhe jo mësus, shikues dhe jo shikus, kallëzues dhe jo kallëzus etj.

   

  •  Shpesh  herë bëjmë gabime në drejtshkrim apo në drejtshqiptim kur  në një fjalë përdoren dy zanore njëra pranë tjetrës(takimi i dy zanoreve të  njëjta në një fjalë).Në këto raste forma e drejtë është kur përdoren të dy zanoret : i paaftë(i paftë), i paanshëm (i panshëm), joobjektiv (jobjektiv), alkool (alkohol), mikroorganizëm(mikrogranizëm)  etj.

 

                                                  Vazhdon-Pjesa e dytë


Loading...
loading...